Masat e Gjermanisë në përballje me ekstremizmin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80459-masat_e_gjermanisë_në_përballje_me_ekstremizmin
Një 29-vjeçar nga Çeçenia është dënuar me katër vjet e dy muaj burg nga një gjykatë në Gjermani, pasi kishte udhëtuar drejt Sirisë, me qëllim bashkimit të ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 21, 2018 08:59 Europe/Tirane
  • Masat e Gjermanisë në përballje me ekstremizmin

Një 29-vjeçar nga Çeçenia është dënuar me katër vjet e dy muaj burg nga një gjykatë në Gjermani, pasi kishte udhëtuar drejt Sirisë, me qëllim bashkimit të ISIS.

Autoritetet gjermane thonë se i dënuari kishte udhëtuar në mars të vitit 2014 nga qyteti Bremen i Gjermanisë drejt Sirisë, ku i ishte bashkuar njësiteve luftarake të organizatës terroriste. Gjatë gjykimit janë shfaqur video dhe fotografi të të dënuarit që dokumentojnë prirjet e tij ekstremiste. Pasi kishte pësuar një lëndim në këmbë, ky person ishte kthyer në Bremen në fillim të vitit 2015. I akuzuari kishte pranuar se ai është personi që është shfaqur në fotografitë dhe videot që autoritetet ofruan si dëshmi gjatë gjykimit ndaj tij. Megjithatë, gjykata nuk ka mundur të dëshmojë nëse i akuzuari ka marrë pjesë në ndonjë betejë të ISIS-it. Pala mbrojtëse e të dënuarit ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës gjermane.