Vriten pesë ushtarë ukrainas
Gusht 23, 2018 20:00 Europe/Tirane
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se pesë ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftimeve intensive në lindje, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
Ministria ka thënë se ushtarët u vranë gjatë konfliktit që zgjati për pesë orë të tëra. Luftimet, sipas ministrisë, shpërthyen kur rebelët filluan të bombardonin ushtrinë, në përpjekje për të thyer vijën e frontit në rajonin Lugansk të Ukrainës. Rebelët në Lugansk, megjithatë, kanë akuzuar forcat qeveritare se ata ishin të parët që i sulmuan. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat ukrainase u sulmuan me artileri të rëndë. “Rusët po përpiqen të sulmojnë trupat tanë, duke shkelur armëpushimin”, ka thënë presidenti Poroshenko.