Trump anulon vizitën e Pompeo në Korenë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80545-trump_anulon_vizitën_e_pompeo_në_korenë_e_veriut
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anuluar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Korenë e Veriut, që ishte planifikuar të zhvillohej javën e ardhshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2018 06:39 Europe/Tirane
  • Trump anulon vizitën e Pompeo në Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anuluar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Korenë e Veriut, që ishte planifikuar të zhvillohej javën e ardhshme.

Në disa postime në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhe shprehet se i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të mos shkojë në Korenë e Veriut, pasi sipas Trump nuk po bëhej përparimi i mjaftueshëm sa i përket çarmatosjes atomike. "Unë i kam kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë periudhë, sepse mendoj se nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm sa i përket çarmatosjes atomike të Gadishullit Korean", shkruan Trump në Twitter. Por pavarësisht anulimit të kësaj vizite, Trump i ka dërguar një përshëndetje liderit koreano-verior. "Ndërkohë, unë do të doja të dërgojë respektin tim më të ngrohtë për Kryetarin Kim. Unë mezi pres që ta shoh atë së shpejti!", shkruan Presidenti Trump.