Kina i quan “të papërgjegjshme” deklaratat e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80590-kina_i_quan_të_papërgjegjshme_deklaratat_e_trumpit
Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se është “e shqetësuar” nga deklaratat e “papërgjegjshme” të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se Pekini nuk po bën presion të mjaftueshëm ndaj Koresë së Veriut, për të denuklearizuar Gadishillin Korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2018 15:23 Europe/Tirane
  • Kina i quan “të papërgjegjshme” deklaratat e Trumpit

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se është “e shqetësuar” nga deklaratat e “papërgjegjshme” të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se Pekini nuk po bën presion të mjaftueshëm ndaj Koresë së Veriut, për të denuklearizuar Gadishillin Korean.

Përmes një postimi në Twitter, Trump kishte thënë se Kina “nuk po ndihmon” lidhur me këtë çështje, për shkak të tensioneve tregtare që ka me SHBA-në. “Deklarata e SHBA-së është në kundërshtim me faktet dhe është e papërgjegjshme. Ne jemi thellësisht të shqetësuar me këtë gjë dhe kemi reaguar zyrtarisht te pala amerikane”, tha zëdhënësi Lu Kang, gjatë një konference për media. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze mbrojti “përpjekjet e palodhura” të Kinës për të promovuar denuklearizimin e Koresë së Veriut “përmes dialogut dhe konsultimit”. Kina është njëra prej aleatëve të pakta që ka Koreja e Veriut dhe i ka ofruar mbështetje të rëndësishme për të ndihmuar ekonominë e këtij shteti të izoluar.