Putin shkarkon 15 gjeneralë
Presidenti rus përmes një dekreti ka shkaktuar 15 gjeneralë nga Ministria e mbrojtjes, situatave emergjente, komitetit përcjellës, Organizatës federale për zbatimin e vendimeve dhe të Ministrisë së situatave emergjente në Rusi.
Vladimir Putin përjashtoi shtatë gjeneralë të Ministrisë së Brendshme, tre gjeneralë të Organizatës Federale për ekzekutimin e vendimeve, dy nga Komiteti i Përgjithshëm Përcjellës dhe tre gjeneralë të Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë. Sipas këtij dekreti të presidentit rus, janë shkarkuar Mikhail Bogun, kreu i Departamentit të Situatave të Emergjencave në provincën Tomask, Andrei Bojko, zëvendësdrejtor i Departamentit të Policisë Provinciale Saratov, Igor Vanijev, kreu i administratës federale të Provincës Komi, Juri Varchenko,nga zyra e policicsë së provicnës Olianov Dmitry Vasilyev, nënkryetari i komitetit hetimor ushtarak të Rezervës Federale Jugore të Rusisë. Përveç këtyre, janë shkarkuar edhe Vladimir Gasiev, kreu i Departamentit të Situatave të Emergjencës së provicnës Murmansk, Denis Ilinov, kreu i Departamentit të Situatave Emergjente të Qarkut Krahinor Sakhalin, Sergei Kalinkin, shefi i nënkomitetit të Camrovoramit, Igor Korsonov, zëvendësdrejtor i Departamentit të Policisë të Provincës Kemerovos dhe Sergei Kurjuchin, kryetar i Organizatës për zbatimin e vendimeve të provincës Omski.