Erdogan: Turqia në prag të fitoreve dhe arritjeve të reja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80667-erdogan_turqia_në_prag_të_fitoreve_dhe_arritjeve_të_reja
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi të mërkurën se arritja e objektivave të vitit 2023 do të orientojë të ardhmen e vendit të tij dhe të gjithë rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia në prag të fitoreve dhe arritjeve të reja

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi të mërkurën se arritja e objektivave të vitit 2023 do të orientojë të ardhmen e vendit të tij dhe të gjithë rajonit.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë. “Arritja e objektivave tona të 2023-shit do të orientojë të ardhmen e Turqisë dhe të gjithë rajonit tonë. Besoj që edhe sot jemi në prag të fitoreve dhe arritjeve të reja. Do ta fitojmë edhe këtë betejë së bashku me ata që i besojnë Turqisë”, u shpreh kreu i shtetit turk në mesazhin e tij për Ditën e Fitores. “Fitorja e 30 Gushtit është emri i vendosmërisë sonë të shndërruar në një ngritje të re. Populli turk i tregoi edhe një herë botës vullnetin e tij për mbrojtjen e pavarësisë dhe ardhmërisë së tij karshi ambicieve imperialiste. Ashtu si në çdo periudhë të historisë sonë, ne luftojmë për të gjithë të shtypurit dhe viktimat që i kanë varur shpresat te ne”, theksoi ai. Më këtë rast shtoi Presidenti Erdogan, uroj që mëshira e Zotit të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët tanë.