Rusia paralajmëron mbi rolin e Britanisë në sulmin kimik në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80676-rusia_paralajmëron_mbi_rolin_e_britanisë_në_sulmin_kimik_në_siri
Ambasadori i Rusisë në Amerikë ka paralajmëruar mbi rolin e mundshëm të Britanisë në projektimin dhe hartimin e një sulmi të sajuar kimik në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2018 05:08 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron mbi rolin e Britanisë në sulmin kimik në Siri

Ambasadori i Rusisë në Amerikë ka paralajmëruar mbi rolin e mundshëm të Britanisë në projektimin dhe hartimin e një sulmi të sajuar kimik në Siri.

Anatolu Antonov, ambasador i Rusisë në Uashington ditën e mërkurë ka thënë: Forcat speciale të Britanisë së Madhe janë të  gatshëm të kryejnë një sulm të sajuar kimik në Siri me qëllim që të lindin pretekstet e nevojshme për një sulm raketor kundër Sirisë. Sipas diplomatit rus, shërbime informative të Britanisë së Madhe janë duke përgatitur terrenin për nxjerrjen e preteksteve të nevojshme për një sulm të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe në Siri dhe për këtë po bashkëpunojnë me terroristët për të krijuar një skenar për gjoja përdorimin e armëve kimike në Siri. Më herët grupi Helmetat e bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullit dhe qeverisë siriane. Në të vërtetë, grupi Helmetat e bardha që synonte të luante një rol humanitar në Siri, ka dëshmuar qartë dhe formalisht se ka hyrë në këtë vend nën qëllimin humanitar, në mënyrë që të veprojë si një instrument i fuqive perëndimore kundër qeverisë siriane. Burime ruse kanë informuar se grupi  Helmetat e bardha në komplotin e tyre të ri anti-sirian kanë transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib.