Britania do të vazhdojë ndihmat financiare për Palestinën
(last modified Sun, 02 Sep 2018 05:47:06 GMT )
Shtator 02, 2018 07:47 Europe/Tirane
  • Britania do të vazhdojë ndihmat financiare për Palestinën

Zv/ministri i jashtëm i Britanisë për çështjet e Azisë dhe Afrikës së veriut, duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës për ndërprerjen e fondeve ndihmë të saj për Palestinën, ka thënë se Britania e madhe do të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmën e saj financiare për Palestinën.

Alistair Burt, zv/ministri i jashtëm i Britanisë së madhe duke reaguar ndaj ndërprerjes së ndihmave të Amerikës për UNRWA ka thënë se Britania e Madhe mbështet të shpërngulurit palestinezë në të gjithë Lindjen e Mesme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Uashingtoni ka ulur me shumë se 200 milion dollarë nga fonde ndihmë për Palestinën. Në kuadër të shtimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe AAP, DASH ka ulur me 200 milion dollar ndihmat e tij për BPLJ dhe rripin e Gazës. Një prej autoriteteve të DASH ka thënë: Ne kemi rishikuar fondet e ndihmave për AAP në BPLJ dhe në rripin e Gazës për tu siguruar se kjo ndihmë është në përputhje apo jo me interesat kombëtare të Amerikës. Ulja e fondit të ndihmës amerikane për Palestinën me 200 milion dollarë ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje të Uashingtonit me AAP, tensione që kanë lindur pas njohjes së Kodsit nga Amerika si kryeqytet të regjimit sionist dhe pas vendimit të Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods.

Tags