Islamabadi nuk dorëzohet përballë Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80744-islamabadi_nuk_dorëzohet_përballë_amerikës
Islamabadi nuk dorëzohet përballë kërkesave të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 02, 2018 07:48 Europe/Tirane
  • Islamabadi nuk dorëzohet përballë Amerikës

Islamabadi nuk dorëzohet përballë kërkesave të Amerikës.

Kështu është shprehur Imran Khan kryeministri i ri i Pakistanit i cili duke folur mbi tensionet mes Amerikës dhe Pakistanit ka thënë: Pakistani nuk synon luftë me Amerikën, mirëpo nuk pranon politikat imponuese të Uashingtonit. Kryeministri pakistanez vuri në dukje se qeveria e Islamabadit nuk ndjek politikat e Uashingtonit dhe autoritetet amerikane nuk duhet ta konsiderojnë Pakistanin shërbëtor të tyre. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump i cili Pakistanin e ka quajtur bërthamë të terrorizmit, marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Amerikës janë tensionuar shumë. Ndërkohë Imran Khan, kryeministër i Pakistanit ka thënë se qeveria e Islamabadit kërkon marrëdhënie të mira dhe vëllazërore me fqinjët dhe sidomos me Republikën Islamike të Iranit, Indinë dhe Afganistanin. Imran Khan ndër të tjera shtoi se do të anulojë të gjitha marrëveshjet dhe kontratat në të cilat nuk janë marrë parasysh interesat e kombit pakistanez.