Turqia shton forcat në kufi me Sirinë
Njëkohësisht me publikimin e një videoje ku vihet re dërgimi i tankeve të ushtrisë siriane në qytetin Edlib, Turqia ka shtuar forcat e saj ushtarake në kufirin me Sirinë.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, ushtria turke ka dërguar tanke të përparuara të tipit M-60t si dhe disa kamionë ushtarakë në kufirin me Sirinë. Forcat dhe pajisjet ushtarake të Turqisë janë përqendruar në qytetin Hatai thuhet në një njoftim të agjencisë Anatoli të Turqisë. Forcat turke dhe forcat e ashtuquajturës UCS kanë prerë me mijëra pemë ulliri në rajonin Afrin me pretekstin e hapjes së rrugës në drejtim të qytetit Hamam të Sirisë që ndodhet pranë kufirit me Turqinë. Një video e transmetuar nga mediat, tregojnë lëvizjet e ushtrisë siriane për të kryer operacione në qytetin Edlib.