Daily Mail: Martesa e detyruar në Amerikë
Gazeta Daily Mail në një raport të saj ka folur mbi jetën e tmerrshme të vajzave dhe martesës së detyruar të tyre me burra në moshë më të madhe.
Sipas gazetës Daily Mail në Amerikë vihen re me mijëra raste të martesës së detyruar të vajzave të vogla me ata burra që kanë përdhunuar vajzat në fjalë. Sipas hulumtimeve më të fundit në 15 vitet e para të shekullit të 21-të, 207 mijë e 459 vajza të moshës nën 18 vjeç janë detyruar të martohen me forcë. Rastet më të shumta të këtyre martesave janë vënë re në Idaho, Alabama, Kentucky. Vetëm në shtetin Kentucky nga viti 2000 e deri tani janë regjistruar 11 mijë raste të martesës së detyruar të fëmijëve nën moshën 18 vjeç. Në raport gjithashtu thuhet se shumë femra në Amerikë janë viktima të përdhunimeve por ato nuk gjejnë guximin të ngrenë padi në gjykatë.