Trump reagon ndaj zbulimit të komplotit për vrasjen e Bashar Asad
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80819-trump_reagon_ndaj_zbulimit_të_komplotit_për_vrasjen_e_bashar_asad
Presidenti i Amerikës i ka quajtur false citimet e deklaratave në një libër të cilat zbulojnë propozimin e tij për vrasjen e Bashar Asad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2018 08:29 Europe/Tirane
  • Trump reagon ndaj zbulimit të komplotit për vrasjen e Bashar Asad

Presidenti i Amerikës i ka quajtur false citimet e deklaratave në një libër të cilat zbulojnë propozimin e tij për vrasjen e Bashar Asad.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në një mesazh të publikuar në Twitter e ka quajtur gënjeshtar Bob Woodward, reporterin e "Washington Post", i cili me publikimin e një libri me titull "Frika" ka zbuluar disa çështje të Shtëpisë së Bardhë. Trump në lidhje me këtë ka shkruar: "Jejms Mattis dhe John Kaley e konsiderojnë të pavlefshëm librin e Bob Woodward. Prandaj fjalët e cituara në këtë libër janë false dhe janë bërë vetëm për të mashtruar njerëzit. Bob Woodward është njeri i demokratëve". Sipas Bob Woodward, rreth një viti më parë Trump ka kërkuar vrasjen e Bashar Asa, homologut të tij sirian, mirëpo Mattis nuk ka pranuar të zbatojë këtë urdhër. Libri në fjalë gjithashtu rrëfen se asistentët e Trump për ta kufizuar atë çfarë quhet "sjellje e rrezikshme dhe destruktive" e Trump, nuk pranojnë të zbatojnë urdhrat e tij.