Erdogan bisedon me Emirin e Kuvajtit
Shtator 05, 2018 16:27 Europe/Tirane
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah Xhaber Al Sabah.
Sipas burimeve nga presidenca turke, Erdogan në bisedën telefonike të zhvilluar ditën e martën ngushëlloi Emirin e Kuvajtit për vdekjen e motrës së tij, Sheikën Feriha al-Ahmad al-Xhaber al-Sabah. Gjatë kësaj bisede ngushëllimi të dy krerët diskutuan gjithashtu edhe për çështje dypalëshe dhe rajonale. Presidenti Erdogan dhe Emiri i Kuvajtit, Sheiku Al-Sabah ritheksuan vendosmërinë e tyre për të forcuar më tej lidhjet e ndërsjella.
Tags