Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot në Shkup se, Maqedonia mund të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike nëse zbaton marrëveshjen për emrin me Greqinë.
“Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës”, ka theksuar Stoltenberg. Stoltenberg ka thënë se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e vetë qytetarëve të saj. “Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian. Ju duhet të vendosni si do të votoni në atë referendum. NATO është e gatshme t’iu pranojë si anëtaren e 30-të NATO-s”, ka theksuar ai. Pas vizitës së kreut të NATO-s, të premten në Maqedoni do të arrijë për vizitë edhe kancelari austiak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizita e së cilës konsiderohet si historike.