Amerika sulmon rajonin Dejrul Zur me bomba fosforike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80969-amerika_sulmon_rajonin_dejrul_zur_me_bomba_fosforike
Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar me bomba fosforike fshatin Huxhin në provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Amerika sulmon rajonin Dejrul Zur me bomba fosforike

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar me bomba fosforike fshatin Huxhin në provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë.

Sipas ministrisë së mbrojtjes së Rusisë sulmi është kryer ditën e shtunë. Deri tani numri i viktimave të këtij sulmi që u krye me avion të tipit F-15, nuk është bërë publike. I ashtuquajturi koalicion ndërkombëtare kundër ISIS që kryesohet nga Amerika, shumë herë ka kryer operacione ushtarake dhe bombardime në provincën Dejrul Zur, duke përdorur bombat e ndaluara me fosfor. Në këto sulme me dhjetëra sirianë janë  vrarë dhe plagosur. Qeveria siriane nga ana e saj në letrat dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kreut të KS të OKB, prej tyre ka kërkuar t’u japin fund krimeve të koalicionin amerikan në Siri. Grupi inspektues Irowares i cili monitoron operacionet e të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar anti-ISIS në Siri, ka thënë se nga viti 2014 e deri tani në sulmet e këtij koalicioni në Siri dhe në Irak janë vrarë të paktën 5 mijë civilë. Amerika me pretekstin e luftës kundër terroristëve, sulmon civilët në Siri dhe në Irak.