Putin thekson rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve Moskë-Pekin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81017-putin_thekson_rëndësinë_e_zgjerimit_të_marrëdhënieve_moskë_pekin
Presidenti i Rusisë ka theksuar se marrëdhëniet e Moskës dhe Pekinit po zgjerohen duke u bazuar në besimin reciprok.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Putin thekson rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve Moskë-Pekin

Presidenti i Rusisë ka theksuar se marrëdhëniet e Moskës dhe Pekinit po zgjerohen duke u bazuar në besimin reciprok.

Kanali televiziv Russia Today raportoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të martën në takim me homologun e tij kinez Shi Xhinping në qytetin Vladivostok të Rusisë, deklaroi: "Aktualisht sasia e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Kinës është në nivelin më të lartë dhe këto marrëdhënie janë duke u zgjeruar dhe njëkohësisht marrëdhëniet mes të dy vendeve janë të bazuara mbi besimin reciprok". Presidenti i Rusisë gjithashtu vlerësoi lartë përpjekjet e homologut të tij kinez për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Pekinit. Nga ana e tij, edhe presidenti i Kinës u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja e në takimin e katërt të ekonomisë së lindjes në Rusi dhe tha: "Përfaqësia e Kinës përbënë delegacionin më të madh në këtë takim dhe kjo çështje tregon këtë se ky takim ka rëndësi shumë të madhe për Kinën dhe tregon se Rusia deri në çfarë mase është e rëndësishme për Kinën.