OKB mbështet luftën kundër terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81047-okb_mbështet_luftën_kundër_terroristëve_në_siri
Sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se kjo Organizatë mbështet luftën kundër terroristëve në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 12, 2018 14:20 Europe/Tirane
  • OKB mbështet luftën kundër terroristëve në Siri

Sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se kjo Organizatë mbështet luftën kundër terroristëve në Siri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të martën deklaroi se prania e terroristëve në Siri nuk mund të durohet. Sekretari i përgjithshëm i OKB gjithashtu kërkoi një luftë serioze me terroristët në qytetin Idlib të Sirisë. Kjo është në kohën kur ushtria e Sirisë po përgatit ofensivë të gjerë kundër terroristëve në provincën Idlib dhe shtetet perëndimore sidomos Amerika kundërshtojnë këto operacione dhe synojnë t'i shpëtojnë terroristët në këtë rajon.