Gjenerali amerikan, pjesëmarrës në komandën e koalicionit agresor kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81065-gjenerali_amerikan_pjesëmarrës_në_komandën_e_koalicionit_agresor_kundër_jemenit
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit ka thënë se Josef Votel komandant i shtabit qendror të ushtrisë amerikane merr pjesë në komandën e koalicionit agresor kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Gjenerali amerikan, pjesëmarrës në komandën e koalicionit agresor kundër Jemenit

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit ka thënë se Josef Votel komandant i shtabit qendror të ushtrisë amerikane merr pjesë në komandën e koalicionit agresor kundër Jemenit.

Sharif Legman, në faqen e tij Twitter shkruan: Kur kanë kaluar 4 vjet nga dështimet dhe disfatat e rënda të koalicionit agresor kundër Jemenit, pentagoni ka dërguar gjeneralin Josef Votel në qytetin e pushtuar Aden për të komanduar operacionet ushtarake kundër provincave të çliruara sidomos në brigjet perëndimore. Sharif Legman thotë se marrja e komandës nga ky ushtarak amerikan nënkupton se komanda është hequr nga mercenarët sauditë dhe emiratas dhe i është dorëzuar agresorit kryesor të luftës kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.