Spanja miraton shitjen e bombave laserike në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81078-spanja_miraton_shitjen_e_bombave_laserike_në_arabinë_saudite
Spanja do të vazhdojë procedurat e shitjes së 400 bombave laserike në Arabinë Saudite, ka njoftuar ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, ndonëse në fillim shteti i tij kishte dilema për agresionin e sauditëve kundër Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2018 09:29 Europe/Tirane
  • Spanja miraton shitjen e bombave laserike në Arabinë Saudite

Spanja do të vazhdojë procedurat e shitjes së 400 bombave laserike në Arabinë Saudite, ka njoftuar ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, ndonëse në fillim shteti i tij kishte dilema për agresionin e sauditëve kundër Jemen.

“Vendimi është që këto bomba do të shiten për nder të kontratës së vitit 2015, që është nënshkruar nga Qeveritë e mëparshme”, ka thënë Borrell për Radion Onda Cero, transmeton Reuters.

Grupe për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International kanë dënuar shitjen e armëve të Perëndimit në Arabinë Saudite dhe tek aleatët e saj, në luftën për të cilën Kombet e Bashkuara kanë thënë të ketë lënë të vdekur më shumë se 10,000 persona dhe 8.4 milionë të tjerë i ka përballur me uri ekstreme.

Disa ministra qeveritarë kanë punuar në këtë çështje për një javë dhe kontrata është rishikuar tri herë nga komisioni përgjegjës për shitjen e armëve, andaj sipas Borrell ata “nuk kanë gjetur asgjë për të mos shitur ato”.

I pyetur nëse Spanja ka pranuar ndonjë dokument që siguron se ato armë nuk do të përdoren kundër popullsisë në Jemen, ministri spanjoll ka thënë se bombat godasin shënjestrat me “precizitet të jashtëzakonshëm”.

Vendimi për ndalimin e shitjes së armëve pati ngritur shqetësime lidhur me kontrata tjera të nënshkruara me vendet arabe të Gjirit Persik.