Lavrov thekson nevojën për vendimmarrje të pavarur të Evropës përball Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81084-lavrov_thekson_nevojën_për_vendimmarrje_të_pavarur_të_evropës_përball_amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë duke theksuar nevojën e pavarësisë së veprimit të Evropës përball Amerikës, deklaroi se tani ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të veprojë i pavarur, i fuqishëm dhe si një institucion efikas në arenën ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2018 11:26 Europe/Tirane
  • Lavrov thekson nevojën për vendimmarrje të pavarur të Evropës përball Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë duke theksuar nevojën e pavarësisë së veprimit të Evropës përball Amerikës, deklaroi se tani ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të veprojë i pavarur, i fuqishëm dhe si një institucion efikas në arenën ndërkombëtare.

Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve DPA, tha se Moska nuk është përgjegjëse për humbjen e mirëkuptimit reciprok mes Rusisë dhe vendeve perëndimore ndërsa shtoi: "Marrëdhëniet ndërkombëtare janë si një rrugë dydrejtimëshe dhe të gjitha palët duhet të punojnë për vendosjen përsëri të besimit reciprok. Rusia ka bërë përpjekje të mëdha për zgjerimin e marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian në bazë të parimit të barazisë, respektit reciprok dhe fqinjësisë së mirë, mirëpo për fat të keq vendet perëndimore kanë preferuar më shumë të ndjekin rrugën e mbrojtjes ushtarake dhe politike kundër Rusisë. Për fat të keq autoritetet e Brukselit në kanë pavarësinë e veprimit dhe fuqinë e duhur për t'u përballur me sanksionet anti-ruse të Uashingtonit, prandaj në mënyrë vullnetare pajtohen me këto veprime të Amerikës të cilat shkaktojnë dëme me miliarda dollarë për vendet evropiane",- shtoi ndër të tjera shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.