Mosmarrëveshjet të reja mes Evropës dhe Amerikës, Brukseli mbështet fuqishëm GJND
Shefja e diplomacisë evropiane znj. Federika Mogherini ka reaguar ndaj kërcënimeve të fundit të këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit amerikan kundër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme ndaj GJND-së.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të enjten theksoi se BE ashtu si gjithnjë, do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi. Sipas raportit të faqes informative të Këshillit të Evropës, znj. Mogherini duke lexuar deklaratën përfundimtare të seancës së sotme të përfaqësuesve të Evropës, ka theksuar: "Ekzistenca e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi është vendosur në pikëpyetje, por jo nga ana e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë fuqishëm mbështetjen tonë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi".