Ish-shefi i fushatës së Trumpit pranon fajin për dy akuza
Shtator 14, 2018 20:57 Europe/Tirane
Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, e pranoi fajin për dy akuza kriminale të ngritura nga zyra e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.
Ky i fundit është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Sipas dokumenteve të gjykatës, Manafort e pranoi fajin për akuzën për konspiracion kundër SHBA-së dhe akuzën për konspiracion për të penguar drejtësinë. Manafort, muajin e kaluar, u dënua në tetë akuza për mashtrim, mashtrim bankar dhe moszbulim të llogarive bankare. Manafort, 69 vjeç, ka qenë një figurë kyçe në rrethin e brendshëm të Trumpit.
Tags