Zgjerohet kërkesa për një referendum të ri në Angli
Më shumë se 500 mijë anglezë kanë nënshkruar një peticion me anë të të cilit i kërkohen parlamentit që të organizojë një referendum tjetër për daljen ose jo të Anglisë nga BE.
Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today Sadiq Khan kryebashkiaku i londrës ditën e shtunë tha se portali i parlamentit është tepër i rënduar për shkak të kërkesave të larta të njerëzve për organizimin e një referendumi të dytë rreth daljes së Anglisë nga BE dhe përveç kësaj numri i personave që kanë nënshkruar një peticion interneti është tepër i lartë. Ai tha se nëse numri i votave për dalje ose jo nga BE është nën 60% dhe pjesëmarrja në referendum më pak se 75%, duhet organizuar një tjetër referendum. Në referendum e mëparshëm 52% e pjesëmarrësve janë shprehur pro largimit të Anglisë nga unioni. Mbi 2.6 milion votues britanikë kanë ndryshuar mendimin e tyre rreth Brexit dhe tani janë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kjo është ajo që del nga një sondazh i kompanisë IT Focaldata. Sipas mediave britanike, nëse këta votues do të kishin votuar për të qëndruar në BE në referendumin e 23 qershorit 2016, njerëzit pro qëndrimit në Union do të kishin fituar në mënyrë të qartë. Anketa u krye për grupin "Best for Britain", i cili po lufton që vendi të mbetet në BE. Shumica e votuesve që kanë ndryshuar mendje janë laburistë, tregon sondazhin, dhe kjo mendohet se do të rrisë presionin ndaj kreut të partisë Jeremy Corbyn dhe do ta shtyjë për të mbajtur një qëndrim më të ashpër kundër Brexit. Sondazhi gjithashtu tregon se 970,000 njerëz që votuan kundër Brexit në 2016 sot do të votonin në favor, partia anti-Brexit, ka një rritje votuesish mbi 1.6 milion njerëz. Ndërkohë, negociatat midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kanë hyrë në fazën përfundimtare. "Cilido qoftë skenari, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian gjithsesi në mars të vitit të ardhshëm", tha ministri britanik për Brexit, Dominic Raab. "Ne do të jemi të përgatitur për të gjitha skenaret që do të dalin nga negociatat," shtoi ai.