Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81190-australia_goditet_nga_një_tërmet_i_fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 5.6 është ndier në rajonin jugperëndimor të Australisë Perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.6 është ndier në rajonin jugperëndimor të Australisë Perëndimore.

Tërmeti ishte i përqendruar pranë Walpole, pak para orës 13:00 me orën lokale të dielën. Banorët e Perthit, afërsisht 410 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit në Walpole, raportuan se kanë ndjerë lëkundjet. 'Dritaret e mia filluan të tundnin siç bëjnë gjithmonë kur makineritë e ndërtimit ecin në rrugë. Duhet të ketë qenë tërmeti", tha një burrë. Një grua nga Harrisdale tha se shtrati i saj lëkundej dhe drita në tavan po lëvizte. Tërmeti u ndje në Albany, si dhe në Perth, në periferi të Embleton dhe Victoria Park. Nuk ka kërcënim për cunami ndaj kontinentit, ishullit apo territoreve të Australisë, thotë qendra meteorologjike.