Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur
(last modified Sun, 16 Sep 2018 18:56:39 GMT )
Shtator 16, 2018 20:56 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer.

Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy u dërguan në spital. Rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia. Ndërsa po hetohet për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

 

 

 

Tags