Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81194-të_shtëna_me_armë_në_bruksel_dy_të_plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2018 16:26 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer.

Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy u dërguan në spital. Rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia. Ndërsa po hetohet për të hetuar shkaqet e ngjarjes.