Të martën nis samiti ndërkorean, bisedimet bërthamore në rrezik
Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pritet të kalojë zonën kufitare tejet të militarizuar gjatë së martës, për atë që do të jetë samiti i tij i tretë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, me synimin për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur në bisedimet e ngecura bërthamore mes Penianit dhe Uashingtonit.
Samiti ndërkorean do të jetë një test i rëndësishëm për një tjetër takim që Kim Jong-un ka propozuar së fundi me presidentin amerikan, Donald Trump, në pritje të garancive mbi seriozitetin e Kimit mbi denuklearizimin, një angazhim që e ka bërë që në përballjen e parë me shefin e Shtëpisë së Bardhë në qershor. Trump i ka kërkuar Jae-init të jetë “kryenegociatori” mes tij dhe Kim Jong-unit, sipas ndihmësve të Moon, pasi Trump anuloi një udhëtim të planifikuar në Penian të Sekretarit të tij të Shtetit, muajin e kaluar. “Do të më pëlqente të kisha një dialog të sinqertë me udhëheqësin Kim, për të gjetur një pikë kontakti mes kërkesave të Amerikës për denuklearizimin dhe kërkesave të Koresë së Veriut për dhënien fund të marrëdhënieve armiqësore dhe pasjen e garancive të fushës së sigurisë”, tha Moon gjatë së hënës.