BE duhet të respektojë Britaninë në negociatat për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81343-be_duhet_të_respektojë_britaninë_në_negociatat_për_brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me “respekt” në negociatat për Brexit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2018 15:42 Europe/Tirane
  • BE duhet të respektojë Britaninë në negociatat për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me “respekt” në negociatat për Brexit.

Në një deklaratë të nisur nga Downing Street, ajo ka thënë për liderët e BE-së, se kundërshtimi i planit të saj pa ofruar alternativë në “këtë fazë të vonë të negociatave” është “i papranueshëm”. Përveç tjerash, May ka thënë se “nuk do të përmbysë rezultatin e referendumit dhe nuk do ta ndajë shtetin tim”. Sekretari britanik për Brexit, Dominic Raab ka thënë se nuk ka “alternativë të besueshme” në tavolinë nga bisedimet e BE-në. Ai po ashtu ka shprehur dyshim rreth seriozitetit të liderëve të BE-së lidhur me këto negociata.  Sipas tij, Qeveria Britanike do të “vazhdojë të jetë e qetë dhe të mbajë negociatat në frymën e besimit të mirë”. Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019. May ka thënë se plani i saj për Britaninë dhe BE-në për të zbatuar “rregullore të njëjtë” për mallra por jo edhe shërbime, është rruga e vetme kredibile për të anashkaluar një kufi të ashpër në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës. Mirëpo plani i May është kundërshtuar edhe nga anëtarë të vetë partisë së saj, të cilët thonë se një plan i tillë do të krijonte kompromise për sovranitetin e Britanisë. Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë në një konferencë për media, pas takimit të liderëve të BE-së në Salsburg se, ka pasur disa “elemente pozitive” në planin e kryeministres britanike.