Qeveria Italiane miraton "Dekretin Salvini", ja ndryshimet për ligjin e emigracionit
Qeveria Italiane ka miratuar sot "Dekretin Salvini" i cili sjell ndryshime radikale legjislative në sistemin e emigracionit në Itali, nënshtetësisë dhe në atë të sigurisë kombëtare.
Sipas minsitrit të Brendshëm italian Salvini kjo normativë e re ligjore që gjatë orëve të ardhshme pritet të ekzaminohet në Parlamentin Italian, garanton një siguri më të madhe të territorit italian e do t'i jap një goditje të fortë krimit të organizuar, mafias, emigracionit klandestinë, në mënyrë të veçantë rrezikut nga terrorizmi. Do të punësohen 10 mijë forca të reja të rendit e do të hapen 4 drejtori të reja Antimafia. Dekreti Salvini përmban 15 nene të ndarë në 5 kapituj ku tre të parët mbulojnë normativën e emigracionit e nënshtetësisë, kapitulli i 4 ka të bëjë me dispozitat gjyqësor, ndërsa kapitulli i fundit me treguesit financiarë. Neni i parë dhë më i kritikuar i këtij dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore. Nuk do të kenë të drejtën e azilit politik të gjitha ata emigrantë që kryejnë krime penale e do të rishikohet e drejta e nënshtetësisë për të gjitha ata emigrantë që kanë amrrë shtetësinë italiane e kanë probleme me drejtësinë. Azilkërkuesit që janë dënuar në shkallë të parë apo konsiderohen me rrezik për sigurinë sociale do t'u ndërpritet kërkesa e statusit të tyre.