Erdogan dhe Trump shtrëngojnë duart në Nju Jork
Shtator 26, 2018 12:00 Europe/Tirane
Presidentët e Amerikës dhe të Turqisë kanë zhvilluar një takim të shkurtë gjatë punimeve të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe raportoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, gjatë punimeve të mbledhjes së përgjithshme të AP të OKB, ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij amerikan. Në këtë takim të dy palët kanë zhvilluar një takim të shkurtër mes vete.
Mediat kanë publikuar një fotografi në të cilën vërehet Erdogan dhe Trump duke shtrënguar duart e njëri tjetrit. Ky është takimi i parë i Trump dhe Erdogan që nga koha e fillimit të tensioneve në marrëdhëniet e të dy vendeve.
Tags