Tërmet 7.5 ballë në Indonezi, alarm për cunam
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81524-tërmet_7.5_ballë_në_indonezi_alarm_për_cunam
Një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi, në lindje të Borneos, duke paralajmëruar për Cunam.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2018 10:55 Europe/Tirane
  • Tërmet 7.5 ballë në Indonezi, alarm për cunam

Një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi, në lindje të Borneos, duke paralajmëruar për Cunam.

Zyrtarët e rajonit thonë se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale. 

"Ne i këshillojmë njerëzit të qëndrojnë në një zonë të sigurt, të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara", tha në një intervistë televizive Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencia për Meteorologji.

Të premten, një lëkundje  me magnitudë 6.1 në shkallën Rihter goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar dëme në disa shtëpi, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën 10 të tjerë.