Me qindra persona humbin jetën në Indonezi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81547-me_qindra_persona_humbin_jetën_në_indonezi
Cunami dhe tërmeti që tronditi Indonezinë ka marrë jetën e qindra personave dhe zhdukur shumë të tjerë. Më shumë se 380 persona konfirmohen se kanë vdekur pasi cunami i shkaktuar nga një tërmet 7.5 ballë goditi një qytet të Indonezisë të premten.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2018 07:16 Europe/Tirane
  • Me qindra persona humbin jetën në Indonezi

Cunami dhe tërmeti që tronditi Indonezinë ka marrë jetën e qindra personave dhe zhdukur shumë të tjerë. Më shumë se 380 persona konfirmohen se kanë vdekur pasi cunami i shkaktuar nga një tërmet 7.5 ballë goditi një qytet të Indonezisë të premten.

Dallgët ishin deri në 3 metra përfshinë ishullin Sulawesi. Videot e publikuara në mediat sociale treguan panikun mes njerëzve ndërsa një xhami ishte mes ndërtesave të shkatërruara. Lëkundje të forta janë ndjerë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë). Mijëra banesa janë dëmtuar, si dhe hotele, spitale apo qendra tregtare. Rrugët kryesore për në qytetin Palu janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave ndërsa forcat e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën për të shpëtuar jetë njerëzish.