Regjimi sionist kritikon Real Madridin
Shtator 30, 2018 18:19 Europe/Tirane
Real Madrid u kritikua nga zyrtarët e regjimit sionist të shtunën pasi Ahed Tamimi, një adoleshente e lidhur me rezistencën palestineze ndaj okupimit izraelit, u paraqit me një këmishë të klubit.
17-vjeçarja po viziton Spanjën këtë javë me familjen e saj për të marrë pjesë në ngjarje të ndryshme shoqërore dhe politike. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Tamimi u fotografua me Emilio Butragueno, ish sulmues i Real Madridit dhe tani drejtor i marrëdhënieve institucionale.
Tags