Në Siri janë vrarë 112 ushtarë rusë
Kreu i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Federatën Ruse ka thënë se në Siri janë vrarë 112 ushtarë rusë.
Viktor Bodanov, ka shtuar se gjysma e ushtarëve që kanë humbur jetën në Siri, janë vrarë në aksidentet ajrore të avionëve Antonov-26 dhe IL-20. Nga rrëzimi i avionit Antonov-26 kanë humbur jetën 39 persona ndërsa nga rrëzimi i avionit IL-20 kanë humbur jetën 15 persona. Më herët ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion luftarak me 14 persona në bord është zhdukur nga faqja e radarit në kohën kur ndodhet në afërsi të bazës ajrore Hamimim në Latakia. Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se zhdukja e avionit është bërë njëkohësisht me sulmin e 4 avionëve luftarakë F-16 të Izraelit kundër qytetit Latakia.