Britania e krahasoi Bashkimin Evropian me burgun sovjetik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81620-britania_e_krahasoi_bashkimin_evropian_me_burgun_sovjetik
Ministri i Jashtëm britanik tha në një deklaratë se Bashkimi Evropian është në të njëjtin pozicion si burgu sovjetik dhe përpjekja për të burgosur Britaninë do të çojë në asgjësimin e Unionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2018 16:53 Europe/Tirane
  • Britania e krahasoi Bashkimin Evropian me burgun sovjetik

Ministri i Jashtëm britanik tha në një deklaratë se Bashkimi Evropian është në të njëjtin pozicion si burgu sovjetik dhe përpjekja për të burgosur Britaninë do të çojë në asgjësimin e Unionit.

Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt e krahasoi Bashkimin Evropian me burgun sovjetik dhe paralajmëroi se përpjekja për të burgosur Britaninë mund të çojë në asgjësimin e Unionit. Hunt, i cili foli në kongresin vjetor të Partisë Konservatore Britanike, tha se Britania do të luftojë nëse BE përpiqet të parandalojë një marrëveshje për ndarje të drejtë.  Ai i bëri thirrje anëtarëve tjerë të Partisë Konservatore që të mbështesin planin e kryeministres britanike Teresa Mej për Brexit dhe paralajmëroi se konflikti mund t'i jap pushtet vetëm kreut të partisë Laburiste në opoztë të Jeremy Corbin. May është duke insistuar në planin e saj për bashkëpunim në të ardhmen me vendet e Bashkimit Evropian, pavarësisht se liderët e bllokut evropian janë duke e sulmuar atë. Ajo është takuar me ministra të lartë teksa rritet presioni ndaj saj për të ndryshuar planin me një pakt tregtar të stilit të Kanadasë.  Qeveria Britanike ka publikuar deri më tani 77 njoftime, të cilat kanë për qëllim të përgatisin bizneset si dhe të informojnë publikun se çfarë mund të ndodhë nëse Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.