Brukseli paralajmëron Italinë: Do përfundojë si Greqia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81660-brukseli_paralajmëron_italinë_do_përfundojë_si_greqia
Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka paralajmëruar Italinë mbi rrezikun e manovrës ekonomike të sapo aprovuar nga qeveria Conte.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 02, 2018 20:56 Europe/Tirane
  • Brukseli paralajmëron Italinë: Do përfundojë si Greqia

Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka paralajmëruar Italinë mbi rrezikun e manovrës ekonomike të sapo aprovuar nga qeveria Conte.

"Me këtë reformë rrezikohet fundi i euros në Itali. Italia po largohet nga objektivi i bilancit i aprovuar bashkërisht në nivel europian e  do të pësoj fatin e Greqisë", ka deklaruar Jean Claude Juncker. "Nuk dëshiroj, është shprehur ai që pasi kemi kapërcyer krizën greke të kemi një tjetër krizë në Itali." "Italia , shtoj Juncker nuk duhet të pretendoj një trajtim special e shtesë nga Europa pasi kjo do të thotë fundi i euros", tha ai, prandaj duhet të jemi shumë të rreptë." Ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë zëvendëskryeministri e ministri i Brendshëm Matteo Salvini. "Në Itali, tha ai, nuk pinë ujë kërcënimet e Juncker, që sot krahason vendin tonë me Greqinë, Detyra e qeverisë është t'i përgjigjet nevojave të qytetarëve të drejtës për punë, siguri, shëndet e ne nuk do të ndalemi", tha ai. Ka reaguar gjithashtu dhe kryeminstria italiane e cila me një komunikim për mediat deklaron se "Italia ka një ekonomi të fortë e të qëndrueshme e se reforma ekonomike e aprovuar në këshillin e ministrave është një manovër serioze, e menduar mirë me qëllim zhvillimin ekonomik me reforma strukturore. Sipas kryeministrisë italiane qeveria është frut i votës demokratike të popullit dhe ajo është e impenjuar të vazhdoj me këmbëngulje në këtë drejtim." Ndaj kësaj përplasje mes Romës dhe Brukseli është shprehur dhe komisioneri i lartë evropian për Ekonominë Pierre Moscovici ka deklaruar se detyra e Komisoionit Evropian është të bind Italinë për të bërë një hap pas.