Parlamenti Evropian shkurton paketën financiare për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81670-parlamenti_evropian_shkurton_paketën_financiare_për_turqinë
Parlamenti Evropian anuloi grantin prej 70 milionë euro për Turqinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2018 03:12 Europe/Tirane
  • Parlamenti Evropian shkurton paketën financiare për Turqinë

Parlamenti Evropian anuloi grantin prej 70 milionë euro për Turqinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Propozimi i Komisionit të Buxhetit të BE për shkurtimin e fondeve për Ankaranë për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian u votua dhe u miratua dje në Parlamentin Europian. Projektligji u miratua pas një raporti negativ të BE mbi situatën në Turqi, lëshuar më 18 prill 2018. Parlamenti Evropian thotë se kjo ndihmë do t'i kushtohet planeve të emigracionit të Turqisë. Turqia, më 14 prill 1987, aplikoi zyrtarisht për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, por bisedimet zyrtare filluan në vitin 2005. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE janë ftohur pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016. Ankaraja ka akuzuar disa vende evropiane, në veçanti Gjermaninë, për strehimin e autorëve të këtij grushti të dështuar.