Netanjahu mirëpret ndihmën ushtarake 38 miliardë dollarë të Amerikës
Kryeministri i regjimit sionist ka falënderuar qeverinë dhe Kongresin e Amerikës për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit dhe ka mirëpritur miratimin e pakos së ndihmës ushtarake 38 miliardë dollarë të Amerikës për regjimin sionist.
Agjencia e lajmeve Russia Todaz njoftoi se dy vite pas nënshkrimit të memorandumit mes ish-presidentit amerikan Barak Obama dhe Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, së fundi u zbatuar marrëveshje dhjetëvjeçare për plotësimin e nevojave ushtarake mes Amerikës dhe regjimit sionist.
Netanjahu me këtë rast ka thënë se mbështetja e pakusht e Amerikës ndaj regjimit sionist, është një prej themeleve të forta të marrëdhënieve të Tel Avivit me Uashingtonin. Sipas kësaj marrëveshje, Amerika i jep ndihmë ushtarake vjetore regjimit sionist deri 3.3 miliardë dollarë si dhe 500 milionë dollar për programin e partneritetit në fushën e mbrojtjes raketore.