Juncker paralajmëron Britaninë
Kreu i Komisionit Evropian paralajmëroi qeverinë britanike për pasojat e tërheqjes pa një marrëveshje nga Bashkimi Evropian.
Jean-Claude Juncker, të martën në Parlamentin Evropian e quajti kryeministren britanike Theresa May "damë" në një takim të fundit të BE në Austri, duke thënë: Ata që mendojnë se zgjedhja pa marrëveshje është zgjidhja më e mirë, ata nuk janë në dijeni të problemeve që mund të shkaktojë një skenar i tillë. ë një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE.