Kryeministrja akuzon BE: Ke trajtuar padrejtësisht Rumaninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81723-kryeministrja_akuzon_be_ke_trajtuar_padrejtësisht_rumaninë
Kryeministrja e Rumanisë ka akuzuar prokurorët në vendin e saj për falsifikim të provave, presion mbi dëshmitarët dhe modifikim të dëshmisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2018 16:38 Europe/Tirane
  • Kryeministrja akuzon BE: Ke trajtuar padrejtësisht Rumaninë

Kryeministrja e Rumanisë ka akuzuar prokurorët në vendin e saj për falsifikim të provave, presion mbi dëshmitarët dhe modifikim të dëshmisë.

Ndërsa pretendon se Bashkimi Evropian ka trajtuar padrejtësisht qeverinë, Viorica Dancila tha në Parlamentin Evropian të mërkurën se "miliona rumunë" ishin përdorur nga shërbimet sekrete të vendit në hetimet mbi korrupsionin. Pjesërisht si rezultat i aktiviteteve të tilla, qeveria po ndërmerr një rregullim të diskutueshëm të gjyqësorit, reforma të cilat janë kritikuar nga BE dhe nxitën protesta në të gjithë Rumaninë. Megjithatë, Dancila tha se Rumania, sistemi i së drejtës së të cilës është nën monitorimin e veçantë të BE, ishte trajtuar padrejtësisht.