Shqetësimet e OKB-së për dhunën seksuale ndaj fëmijëve
Zv/Sekretarja e përgjithshme i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për numrin alarmant të rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve në mbarë botën.
Zv/sekretarja e përgjithshme e OKB-së Amine Mohamed, në një takim mbi "Dhunën dhe Abuzimin Seksual të Fëmijëve" në Nju Jork, tha: Çdo ditë, në çdo vend dhe në të gjitha nivelet e shoqërisë, miliona vajza dhe fëmijë bien viktimë e shumë shfrytëzimeve seksuale. Ajo tha se tha se të paktën 120 milionë vajza nën moshën 20 vjeç, rreth një në çdo 20 persona, detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Kjo zyrtare e OKB në fushën e parandalimit të abuzimit seksual të fëmijëve në lidhje "Programin e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030" të miratuar në vitin 2015 në OKB, ka thënë: Një nga qëllimet e këtij programi është t'i japë fund dhunës kundër fëmijëve deri në vitin 2030.