PE kërkon ndalimin e shitjes së armëve për Arabinë Saudite
PE me anë të një deklarate ka dënuar vazhdimin e luftës në Jemen dhe shkeljen e ligjeve të civilëve në këtë vend dhe ka kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite dhe vendet pjesëmarrëse në koalicionin agresor kundër Jemenit.
E vetmja rrugë për vendosjen e paqes në Jemen është dialogu politik, ruajtja e unitetit, sovranitetit, tërësisë territorial dhe e pavarësisë së vendit thuhet në deklaratën e lëshuar nga PE. Ky institucion u ka kërkuar vendeve të ndryshme të botës që të për ulur tensionet në Jemen dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje të duhur të bashkëpunojnë për vazhdimin e dialogut dhe bashkëbisedimeve politike. PE gjithashtu ka shprehur mbështetjen për Martin Griffths i dërguari special i OKB për Jemenin dhe nisjen e procesit politik për uljen e tensioneve në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.