Guardian zbulon fakte të reja mbi spiunët britanikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81734-guardian_zbulon_fakte_të_reja_mbi_spiunët_britanikë
Gazeta angleze The Guardian, shkruan se shërbimi informativ sekret I Britanisë së Madhe, agjentëve të saj u ka dhënë imunitet të plotë dhe ata mund të kryejnë çdo lloj krimi si vrasja, torturimi apo përdhunimet seksuale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2018 05:39 Europe/Tirane
  • Guardian zbulon fakte të reja mbi spiunët britanikë

Gazeta angleze The Guardian, shkruan se shërbimi informativ sekret I Britanisë së Madhe, agjentëve të saj u ka dhënë imunitet të plotë dhe ata mund të kryejnë çdo lloj krimi si vrasja, torturimi apo përdhunimet seksuale.

Sipas gazetës The Guardian, Ben Xhefri një prej përfaqësuesve të unionit për të drejtat e njeriut, ditën e enjte në gjykatën e hetimeve në Britani ka thënë: Politika e vrasjes, torturimit dhe e përdhunimit seksual që është ndjekur nga agjentët britanikë që në fillim të vitit 1990, shërbimit sekret i ka dhënë fuqi që të fshehë veprimet e tij të jashtëligjshme. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë se është pas katër sulmeve kibernetike të profilit të lartë. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike thotë se objektivat përfshinin firma në Rusi dhe Ukrainë, Partinë Demokratike të SHBA dhe një rrjet të vogël televiziv në Britaninë e Madhe. Ndërsa një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse e përshkroi akuzën si një fantazi të pasur të kolegëve të tyre nga Britania. Kompjuterët e Agjencisë Botërore të Anti-Doping gjithashtu thuhet se janë sulmuar. Por kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar GRU, shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse. Policia britanike mendon se dy burrat që kryen sulmin me agjentin nervor novichok në Salisbury në mars punonin për të njëjtin grup. Ministri i mbrojtjes Gavin Uilliamson e dënoi Rusinë si një shtet "të shtresës së ulët" dhe tha se sulmet e pamatura dhe pa dallim të Moskës e kishin lënë të izoluar në bashkësinë ndërkombëtare.