Përsëritja e skenarit për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit
Qeveria amerikane me një veprim mashtrues ka publikuar një dokument mbi strategjinë kombëtare të luftës kundër terrorizmit ku edhe një herë akuzon Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit.
Në këtë dokument thuhet se Amerika është e kërcënuar nga grupet terroriste radikale islamike dhe pretendohet: Ne vazhdojmë të përballemi me kërcënimet e Iranit d.m.th. mbështetësin më të madh qeveritar ndaj terrorizmit nëpërmjet rrjetit botëror të elementëve të irani dhe mbështetjen aktuale të këtij vendi ndaj një bashkësie grupesh terroriste. Në këtë dokument, Hezbullahu i Libanit konsiderohet grup terrorist i mbështetur nga Iranit dhe pretendohet se irani me anë të këtij grupi dhe grupeve të tjera mundohet të zgjerojë influencën në Irak, Liban, palestinezë, Siri dhe Jemen dhe mundohet për të destabilizuar vendet rivale. John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Amerikë këtë dokument e ka quajtur strategjinë më të plotë të Amerikës për tu përballur me terrorizmin. Dokumenti publikohet në kohën kur funksionarët amerikane dhe mediat e Amerikës kanë pohuar rolin e Uashingtonit në formimin e grupit Al Kaida, ISIS, fronti Nusra dhe grupe të tjera terroriste. Një grup ekspertësh informativë në dhjetor të vitit 2017 në një letër drejtuar Donald Trump kanë shprehur shqetësimin mbi deklaratat e qeverisë së tij se irani mbështet terrorizmin dhe kanë theksuar se mbështetësi aktual i terrorizmit është Arabia saudite dhe jo Irani dhe qeveria amerikane me historikun e saj ka mbështetur grupet terroriste që kanë vepruar kundër Iranit. Reza Mukadasi një prej ekspertëve të çështjeve të Azisë perëndimore në një intervistë për agjencisë Sputnik ka folu mbi arsyet që qëndrojnë pas vendimeve dhe akuzave të Amerikës kundër Iranit dhe ka thënë: Një prej arsyeve të akuzimit të Iranit për gjoja mbështetjen e terrorizmit është çështja e shkeljes së zotimeve nga ana e Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Amerika në një formë apo tjetër është e detyruar të justifikojë sjelljen dhe veprime te saj të padrejta dhe të papranueshme dhe për këtë nuk hedh akuza boshe për gjoja mbështetjen e terrorizmit. Kjo është në kohën kur irani është një prej viktimave të terrorizmit dhe sulmi më i fundit terrorist i kryer kundër popullit iranian është ai sulmi i qytetit Ahvaz ku vihen re gjurmët e Amerikës dhe elementëve të saj të varur në rajon. Amerika dhe aleatët e saj jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS por në formë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi kanë mbështetur grupet terroriste me mjete dhe pajisje ushtarake. Presidenti i Turqisë duke hedhur poshtë pretendimet e Amerikës mbi gjoja mbështetjen e Turqisë për terrorizmin a thënë se përgjatë viteve të fundit Amerika u ka dërguar 19 mijë kamionë më armatime dhe pajisje ushtarake terroristëve aktivë në Siri. Rexhep Taip Erdogan në simpoziumin për rishikimin e paqes dhe sigurisë së botës që organizohet në Stamboll ka kërkuar ndërprerjen e ndihmave të Amerikës për grupet terroriste së Siri dhe ndërprerjen e dërgimit të armatimeve për këto grupe. Presidenti i Turqisë tha se që nga nisja e krizës në Siri, Amerika ka dërguar 19 mijë kamionë me armatime dhe pajisje ushtarake për terroristët në Siri dhe ka luajtur rol të madh në shkatërrimin e këtij vendi. ai gjithashtu përmendi ndërtimin e bazave ushtarake amerikane në Siri dhe tha se këto baza janë ndërtuar në formë të jashtëligjshme dhe përshkallëzojnë krizën në Siri. Rreth 3.5 milion civilë në Idlib ishin në rrezik serioz por ne në takimin e Soçit në bashkëpunim me autoritete ruse dhe të Iranit, u përpoqëm që të parandalojmë një katastrofë njerëzore.