Merkel: Evropa duhet të ketë strategji të përbashkëta
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të zhvillojë strategji të përbashkët në fushat kryesore.
Nëse Gjermania dëshiron të jetë lojtare e rëndësishme në botën e globalizuar, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse është së bashku me Evropën, u shpreh sot Merkel gjatë një tubimi të mbajtur me disa të rinj. “Të tjerët nuk flenë”, u shpreh Merkel, raporton agjencia Dpa, duke shtuar se fushat ku mund të ndërtohet një strategji e përbashkët në Evropë, do të ishin veçanërisht politika e jashtme dhe siguria. Merkel tha se bëhet fjalë për “prezantim të përbashkët si entitet global” kur ballafaqohesh, për shembull me Rusinë, Kinën dhe Afrikën. Ndwrkaq sot, Dy avionë charter të mbushur me azilkërkues do të mbërrijnë nga Gjermania në Itali më datë 9 e 19 tetor duke kthyer pas të gjithë emigrantët të cilët përmes territorit italian kanë hyrë në Europë e më pas në Gjermani duke kërkuar strehim. Lajmi është bërë i ditur nga Stephan Reichel, kryetari i shoqatës "Matteo", i kishave katolike e protestante që ndihmon azilkërkuesit në Gjermani , i cili në një intervistë për të përditshmen italiane "La Repubblica" informon se të gjithë azilkërkuesve të regjistruar dhe identifikuar fillimisht në Itali dhe që më pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë u ka ardhur letra e largimit të detyruar nga territori gjerman, më datat 9 e 19 tetor.