20 mijë protestues kërkojnë pavarësi për Skocinë
Mijëra qytetarë skocezë protestuan të shtunën në Edinburg, kryeqytetin e Skocisë në mbështetje të pavarësisë së këtij vendi.
Në muajt e fundit, populli skocez ka bërë thirrje të përsëritur për një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar duke mbajtur protesta. Nicolas Sturgeon, kryeministrja e Skocisë, është zotuar të paraqesë plane për një referendum të ri mbi pavarësinë nga Britania, nëse dispozitat mbi Brexit-in nuk bëhen transparente. Referendumi i parë i Skocisë u mbajt në vitin 2014, por shumica votuan kundër pavarësisë së Skocisë. Mbi gjashtëdhjetë përqind e tyre votuan në referendumin e Brexit për të qëndruar në BE. Por ndoshta një Skoci e pavarur duhet të aplikojë nga e para për një anëtarësim në BE, të cilin duhet ta aprovojnë të 27 shtetet anëtare të BE dhe ka ende shumë pengesa për të kapërcyer. Shkëputja nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe do të ishte kërcim në një të ardhme të panjohur, paralajmëruan në referendumin e fundit kundërshtarët skocezë të pavarësisë.