Gazetari saudit i vrarë në konsullatën saudite në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81787-gazetari_saudit_i_vrarë_në_konsullatën_saudite_në_turqi
Autoritetet në Turqi kanë bërë të ditur se Xhamal Khashogi, gazetar i shquar saudit i njohur për kritikat e tij kundër mbretërisë saudite, mund të ketë vdekur në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai u zhduk të martën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2018 05:31 Europe/Tirane
  • Gazetari saudit i vrarë në konsullatën saudite në Turqi

Autoritetet në Turqi kanë bërë të ditur se Xhamal Khashogi, gazetar i shquar saudit i njohur për kritikat e tij kundër mbretërisë saudite, mund të ketë vdekur në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai u zhduk të martën.

 Dy burime turke thanë të shtunën se ata besonin se Khashogi u vra brenda konsullatës. Një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se elementët në konsullatën saudite kishin planifikuar vrasjen e Khashogi në objekt dhe kur ata vranë gazetarin, ata e larguan trupin jashtë ndërtesës.  "Vlerësimi fillestar i policisë turke është se z. Khashogi është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ne besojmë se vrasja është paramenduar dhe trupi më pas është larguar nga konsullata", tha burimi. Megjithatë, një burim në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll mohoi raportin e Reuters për vrasjen e Khashogi në konsullatë. Burimi tha në një deklaratë se akuzat e bëra nga burimet turke kundër konsullatës ishin të pabazuara. Në këtë deklaratë thuhet se hetuesit sauditë, të cilët kishin ardhur si pjesë e ekipit të sigurisë në Stamboll më parë gjatë ditës, kontribuuan në hetimin e Turqisë në lidhje me këtë çështje.