Të paktën tre të vdekur pas një shpërthimi në kryeqytetin moldav
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81808-të_paktën_tre_të_vdekur_pas_një_shpërthimi_në_kryeqytetin_moldav
Zyrtarët në Moldavi thonë se të paktën tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një ndërtesë në kryeqytetin e këtij shteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2018 19:41 Europe/Tirane
  • Të paktën tre të vdekur pas një shpërthimi në kryeqytetin moldav

Zyrtarët në Moldavi thonë se të paktën tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një ndërtesë në kryeqytetin e këtij shteti.

Zyrtarët thanë se shpërthimi që ndodhi në orët e vona të 6 tetorit, ka shkatërruar disa banesa në një ndërtesë në Kishiniev. Ata besojnë se shpërthimi ka ndodhur nga një cisternë e gazit. Në këtë shpërthim po ashtu janë plagosur gjashtë persona. Transmetuesi publik Teleradio Moldova ka shfaqur fotografi dhe video nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi, duke e cilësuar atë si “shpërthim të fuqishëm” në një ndërtesë banimi.