Kërkesa e Amnesty International pas vrasjes së gazetarit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81815-kërkesa_e_amnesty_international_pas_vrasjes_së_gazetarit_saudit
Organizata Amnesty International ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të mos heshtë përballë shtypjes së mendimit të lirë nga Arabia Saudite dhe të ushtrojnë presione ndaj këtij vendi për të zbuluar sekretin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 08, 2018 10:26 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Amnesty International pas vrasjes së gazetarit saudit

Organizata Amnesty International ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të mos heshtë përballë shtypjes së mendimit të lirë nga Arabia Saudite dhe të ushtrojnë presione ndaj këtij vendi për të zbuluar sekretin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Lynn Maalouf drejtoreshë e sektorit të Lindjes së Mesme në organizatën Amnesty International, ka kërkuar nisjen e hetimeve të pavarura mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe autorët e këtij krimi të dënohen pa marrë parasysh funksionin e tyre. Maalouf shtoi se vrasja e gazetarit Khashoggi mund të jetë kërcënim serioz për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët e Arabisë Saudite kudo në botë dhe shtoi se kjo ngjarje rrezikon seriozisht jetën e të gjithë aktivistëve që ndodhen jashtë këtij vendi. Gazetari kritik saudit është vrarë në konsullatën e Arabisë saudite në Stamboll. Thuhet se ai së bashku me të fejuarën e tij ka shkuar për regjistrim në konsullatë por nuk ka dalë më nga kjo konsullatë. Mirëpo autoritetet e Arabisë Saudite pretendojnë se gazetari është larguar nga konsullata dhe më pas është rrëmbyer, por sipas autoriteteve të turqisë, gazetari saudit nuk është larguar nga konsullata. Autoritetet turke janë të bindur se gazetari dhe dezertuesi i Arabisë Jamal Khashoggi, i cili vdiq pesë ditë më parë pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, u vra brenda ndërtesës.