Institucionet europiane duan të rrëzojnë qeverinë italiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81834-institucionet_europiane_duan_të_rrëzojnë_qeverinë_italiane
Vazhdojnë të mbeten të hapura e me tone debatet mes qeverisë italiane e institucioneve Europiane të cilat kritikojnë politikat e reformat e ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Conte në fushën e emigracionit dhe në atë të ekonomisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • Institucionet europiane duan të rrëzojnë qeverinë italiane

Vazhdojnë të mbeten të hapura e me tone debatet mes qeverisë italiane e institucioneve Europiane të cilat kritikojnë politikat e reformat e ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Conte në fushën e emigracionit dhe në atë të ekonomisë.

Zëvëndëskryeministri italian e lideri i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio ka reaguar sot me një deklaratë të fortë ndërsa ndodhej në një takim me elektoratin në rajonin e Bazilikatës.  "Sistemi mediatik e sistemi europian tashmë e kanë vendosur që kjo qeveri italiane duhet të rrëzohet sa më shpejt e mundur, është shprehur Di Maio. Por sa më shumë përpiqen aq më shumë na ndihmojnë të jemi të bashkuar." Kundër sistemit mediatik italian zëvëndëskryeminstri Di Maio, është shprehur dhe një ditë më parë duke i akuzuar mediat "la Reppublica" e "L'Espresso" si përhapëse të fake news në dëm të qeverisë e me një konflikt të fortë interesi. Por ndaj akuzave të zëvëndës kryeminsitrit kanë reaguar shumica e mediave italiane duke i kërkuar të respektoj punën e kolegëve gazetarë sidomos në një moment të tillë vështirë që po kalon aktualisht media italiane.